
Benita Zena duket se është penduar për pëlqimin që i ka shprehur Klodian Mihajt.
Pas spektaklit të së hënës në një bisedë me Londrim Mekajn, ajo shihet e prekur.
Derisa qan me dënesë, këngëtarja thekson se nuk duhet të bënte një gjë të tillë.
“E urrej veten. Nuk është dashur”, u shpreh ajo.
E njëjta ndërkaq pak javë më parë u befasua në Prime për ditëlindje nga ish-partneri i saj, Endri.
Theksoi se të njëjtit kanë lënë dyert e hapura dhe do të sqarohen pas përfundimit të këtij edicioni.
Klodi nga ana tjetër ka lënë jashtë një marrëdhënie që ka qenë temë diskutimi edhe brenda.
