Benita sjell “Bugatti”-n në skenën e finales së Big Brother VIP Kosova 4

21:55 | 27 Shkurt 2026

Banorja e eliminuar në gjysmëfinale, Benita Zena, është ngjitur sonte në skenën e finales së Big Brother VIP Kosova 4 në Klan Arena, duke surprizuar publikun me performancën e këngës së saj “Bugatti”.

Kënga në fjalë ishte bërë një prej momenteve më të komentuara gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në vend. “Bugatti” u kthye në meme në rrjetet sociale, me fragmente që qarkulluan gjerësisht dhe u përdorën në forma humoristike nga fansat e spektaklit.

Megjithatë, sonte në finale, Benita solli një version krejt tjetër të këngës. Ajo u shfaq me një performancë të kuruar, me prezencë skenike më të fortë dhe interpretim më të strukturuar, duke e kthyer momentin që dikur ishte trajtuar me humor në një paraqitje serioze përpara publikut të madh në Klan Arena.

Rikthimi i saj në skenë u prit me duartrokitje, ndërsa rrjetet sociale reaguan menjëherë, këtë herë duke komentuar transformimin e saj dhe mënyrën si e përqafoi një moment që dikur ishte bërë viral për arsye krejt të tjera.

Finalja e BBVK 4 po vazhdon me surpriza dhe rikthime të papritura, duke mbajtur të lartë ritmin e mbrëmjes përpara shpalljes së fituesit.

Komento: