Kombëtarja e Kosovës është nisur sot drejt Shkupit.
Benjamin Kololli ka reaguar ndaj disa lajmeve të rrejshme se ka sharë Dardanët në një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram.
Kosova ishte nisur rrugë për në Maqedoninë e Veriut, aty ku do të përballen në gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kombeve.
Dardanët kishin dalë në Han të Elezit për t’u konfirmuar lojtarëve mbështetjen e madhe dhe së bashkua filluan të këndonin.
Por, sipas disa mediumeve që kanë shpërndarë një lajm të rrejshëm se Kololli ka sharë Dardanët, ka reaguar vetë lojtari.
“Nëse nuk dëgjoni mirë, blejini një aparat. Unë po këndoj me tifozët dhe po e përsëris këngën e tyre” – ka thënë Kololli.
+
Të enjten (8 tetor) me fillim nga ora 20:45 në Arena ‘Todor Proeski’ në Shkup, Maqedonia e Veriut dhe Kosova zhvillojnë përballjen gjysmëfinale të ‘play-offit’ në kuadër të Ligës së Kombeve, në kërkim të një shansi për të luajtur në Kampionatin Evropian.
Skuadra fituese do të zhvillojë edhe një finale të ‘play-offi’ kundër fituesit të përballjes tjetër që zhvillohet ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.