Benjamin Kololli transferohet në Serie A

15:58 | 12 Korrik 2019

Benjamin Kololli prite të transferohet në Serie A.

Emër i ri për mbrojtjen e Bolognas. Skuadra italiane ka kthyer kokën nga Zvicra, saktësisht në Zurich, për një mbrojtës që mund të luaj në të dy anët e mbrojtjes.

Bëhet fjalë për Benjamin Kolollin, të cilin Italia e mban mend mirë, shkruan Gianluca Di Marzio.

Kololli ishte i mrekullueshëm në ndeshjen e Europa Ligë kundër Napolit shkruan tutje gazetari italian.

Për Bolognën, Kololli momentalisht është një nga emrat më të nxehtë për të forcuar mbrojtjen e Mihajlovic, i cili kërkon me patjetër një përforcim në krahë.

Komento: