Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së klubit francez, Paris Saint-Germain.
Madje ka një përplasje mes drejtorit sporti të PSG, Leonardo dhe pronarëve të klubit.
Kjo pasi Leonardo është duke tentuar që në mesfushë të sjell Sergej Milinkovic-Savic nga Lazio ose Lorenzo Pellegrini nga Roma, përcjell ORAinfo.
Mirëpo pronarët nga Katari janë tifozë të mëdhenj të Ismael Bennacer dhe besojnë se ai do të transferohej me një çmim prej 50 milionë euro, që është klauzola e lëshimit në kontratën e tij e cila bëhet aktive vitin e ardhshëm.
Kujtojmë që Bennacer u bashkua me Milanin nga Empoli verën e kaluar dhe ka qenë një nga prurjet e ndritshme në një sezon të vështirë për kuqezinjtë, duke zërë vend edhe në 11-shën shartuese. /ORAinfo/