Benzema e gëzon Francën me këtë deklaratë!

22:27 | 12 November 2022

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka folur për formën e tij.

Francezi ka zhvilluar vetëm 11 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat me ‘Mbretërit’.

Arsyeja është lëndimet e tij të shpeshta, përcjell lajmi.

Benzema nuk ishte me ekipin në dy paraqitjet e fundit të madrilenëve në La Liga.

Mungesa e tij e madhe në ndeshjet e këtij sezoni bëri që të vihet në dyshim forma e tij për Kupën e Botës.

Së fundmi lidhur me këtë ka komentuar edhe vetë lojtari, duke thënë që do jetë në formë të mirë, fizikisht dhe mendërisht.

“Do të jem në formë të mirë në Kupën e Botës, i përgatitur fizikisht dhe mendërisht, pata një shqetësim të vogël, asgjë serioze. Ka ende kohë deri më 22 nëntor”, ishin fjalët e sulmuesit.

Kujtojmë që Kampionati Botëror fillon më 20 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor.

Komento: