Benzema merr edhe një tjetër lëndim

00:01 | 14 Shkurt 2019

Benzema sot ka marr edhe një gol dhe një lëndim tjetër.

Sezoni i mirë para golit për Karim Benzeman vazhdoi edhe të mërkurën mbrëma, pasi francezi shënoi gol në fitoren e Real Madridit kundër Ajaxit në Ligën e Kampionëve. Por, jo krejt lajmet ishin të mira për të, pasi numri 9 i Madridit u desh ta lërë fushën shkaku i një shqetësimi.

Fatmirësisht për Real Madridin, lëndimi i tij nuk u duk shumë serioz dhe lajmi i mirë është se nuk do të ketë Ligë të Kampionëve për kampionin në fuqi javën e ardhshme, prandaj për Benzeman do të ketë kohë për t’u rikuperuar.

Në dy ndeshjet e fundit, Benzema nuk ishte në nivelin e tij më të lartë, kryesisht kundër Barcelonës në Camp Nou dhe Atletico Madridit në Ëanda Metropolitano.

Në Amsterdam, megjithatë, ai realizoi përsëri dhe regjistroi golin e tij të 19 këtë sezon, si dhe të katërtin në Ligën e Kampionëve.

Benzema është aseti kryesor i Madridit në sulm këtë sezon, dhe deri tani pasuesi i të larguarit, Cristiano Ronaldos.

Komento: