“Benzema nuk është më i ri” – Ancelotti e pranon që Real Madridit i duhet një sulmues i ri

17:48 | 14 Shkurt 2023

Real Madridi do të përpiqet të afrohet të mërkurën me Barcelonën në kampionatin spanjoll.

Mbretërit kanë një ndeshje në shtëpi me Elchen dhe duhet të fitojë për t’u afruar tetë pikë prapa dhe për të qëndruar në garë për titullin e kampionit.

Para ndeshjes, në konferencën për shtyp ka folur trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Gazetarët e pyetën se si e shikonte situatën në sulm, ku ai tha se duhet edhe një sulmues.

“Ne duhet të mendojmë për një sulmues të ri. Karim nuk është më një djalë i ri, por ai do të jetë me ne vitin e ardhshëm. Tani kemi shumë për të bërë – Ligën e Kampionëve dhe kampionatin spanjoll”.

“Nuk e di nëse Karim do të rinovojë kontratën e tij, por unë e di që legjendat e Real Madridit duhet të qëndrojnë në klub”, ka thënë Ancelotti për këtë temë.

Komento: