Karim Benzema ka arritur të ceremoninë e Topit të Artë që do të mbahet në Paris dhe që do të fillojë brenda pak minutave.
Sulmuesi i Real Madridit është favoriti kryesor për ta fituar, pas një super sezoni me “Los Blancos”.
Para fillimit të ceremonisë, Benzema tha se pret lajme të mira sonte.
“I lumtur që jam këtu, është hera ime e parë. Shpresoj që të kem lajme të mira sonte”, u shpreh francezi.