“Shpërthimi” i Benzemas – shënoi tre “het-trik” vetëm në muajin prill.
Fituesi i Topit të Artë për vitin e kaluar, Karim Benzema ka konfirmuar edhe një herë se është një “makineri” e golave.
Sulmuesi i Real Madridit ka “shpërthyer” në muajin prill me ekipin mbretëror, shkruan lajmi.
Reprezentuesi francez ka regjistruar tre “het-trika” për vetëm muajin prill, diçka e jashtëzakonshme dhe e rrallë për një futbollist në botë.
Tek në datën 2 prill, Benzema i shënoi tre gola skuadrës së Real Valladolidit.
Tri ditë më vonë, Benzema e turpëroi Barcelonën me tre gola në “Camp Nou” në kuadër të ndeshjes kthyese në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Het-trikun e tretë në këtë muaj Benzema e kompletoi sonte (e shtunë) në ndeshjen kundër Almerias në fitoren 4:2.
Me këtë ecuri, Benzema mund të jetë një nga kandidatët kryesor për Topin e Artë edhe këtë vit.