Benzema shënon supergol në ndeshjen e parë me Al-Ittihad

23:44 | 27 Korrik 2023

Skuadra e Al-Ittihad ka fituar 2 me 1 ndaj Esperance Tunis në ndeshjen e raundit të parë në Kupën e Arabisë.

Golin për 2 me 1 e shënoi sulmuesi francez, Karim Benzema në minutën e 55’të.

Benzema realizoi gol spektakolar nga distanca, duke mposhtur portierin kundërshtar në mënyrë fantastike.

Ish-lojtari i Real Madrid gjithashtu bëri edhe asist te goli i parë i Al Ittihad, që e shënoi Hamdallah.

Komento: