Benzema transferohet tek gjigandi i Seria A, për këtë shumë marramendëse

20:17 | 09 Janar 2019

Duket se Real Madridi do ta humb Benzeman këtë afat.

‘Los Blancos’ janë duke shikuar mundësinë e transferimit të një emri të dëshmuar për fazën e sulmit, dhe në listën e tyre kryeson sulmuesi i Interit, Mauro Icardi.

Transferimi i Icardit, do t’ia minimizonte hapësirat Benzemas, i cili do ta shihte të ardhmen larg Real Madridit.

Sipas ‘Don Balon’, Benzema mund të transferohet në Serie A, te skuadra e Milan.

Milan janë të gatshëm të negociojnë transferimin e Benzemas në janar, duke e ofruar me formulën e huazimit, ndërsa do të detyroheshin në transferim të përhershëm në fund të sezonit për 40 milionë euro.

Komento: