Publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme, benzina edhe sot më lirë.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.
Çmimi i benzinës ka shënuar rënie për një centë në krahasim me ditën e djeshme, ndërsa ai i naftës ka mbetur i njëjtë.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.74 euro për litër.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.60 euro për litër.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.79 euro për litër.