Beogradi hyn në javën e 22-të të protestave kundër Vuçiqit

17:19 | 04 May 2019

Shumë protestues kanë vërshuar rrugët e Beogradit për të shprehur pakënaqësitë kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Edhe sot, për të 22-tën të shtunë me rradhazi, serbët kanë dalur në protesta kundër presidentit të tyre, Aleksander Vuçiq, shkruan lajmi.

Nën moton “një në pesë milionë”, protestuesit po i përkujtojnë Vuçiqit premtimet e papërmbushura .

Jo rrallë herë në këto tubime është përmendur edhe Kosovë, si dhe rasti i vrasjes së ish-liderit të SPD-së, Oliver Ivanoviq.

Turmës së mbledhur sot pritet t’i drejtohen gazetarë të ndryshëm, të cilët do të flasin kundër siç e quajnë ata “regjimit të Vuçiqit”.

Komento: