Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Çeku

13:08 | 19 December 2024
beogradi-ia-refuzon-hyrjen-ne-presheve-ministrit-hajrullah-ceku

Kjo gjë doli të jetë e pamundur për shkak se shteti serb e refuzoi këtë.

Në lidhje me këtë refuzim të hyrjes së tij në Serbi, ka reaguar kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

Ajo tha se ky veprim është dëshmi e tentativave të vazhdueshme për të izoluar shqiptarët e Preshevës, transmeton lajmi.net.

Reagimi plotë:

Refuzimi i minutës së fundit – Akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës

Sot, në orën 12:30, ishte planifikuar vizita e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, z. Hajrulla Çeku, në Komunën e Preshevës. Pavarësisht kërkesës së bërë sipas protokolleve të Marrëveshjes së Brukselit, Zyra Ndërlidhëse në Beograd njoftoi refuzimin vetëm një orë para vizitës, duke shkelur afatin 48-orësh për përgjigje.

Ky veprim është dëshmi e tentativave të vazhdueshme për të izoluar shqiptarët e Preshevës.

Shqiptarët e Preshevës meritojnë trajtim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë qytetarët tje

Komento: