Në Beograd po protestohet kundër pushtetit të presidentit serb, Aleksandër Vuҫiqit.
Protesta nisi rreth orës 18, afër Fakultetit Filozofik.
Qytetarët kanë mbajtur flamuj në duar dhe transparentë të mëdhenj në të cilin shkruante “Filloi” dhe “1 nga 5 milionë”, “Derisa të gjithë nuk janë të lirë, askush nuk është”.
Po ashtu në protestë ka pasur edhe mbishkrime “Ndal këmishave të përgjakura”. Në protestë ka folur aktori i njohur serb, Branisllav Trifunoviq.
Ai e ka pasur një mesazh të fuqishëm për Vuçiqin, duke thënë se në protestë ka shumë njerëz dhe se do të ketë edhe më shumë.
Organizatorët thane se në protestë morën pjesë rreth 40 mijë njerëz.
Një protestë e ngjashme kundër Vucçqit u mbajt më 8 dhjetor me moton “Stop këmishëve të përgjakura” e nisur nga opozita serbe, pa shenja partiake, siç thonë, kundër dhunës së pushtetit të Vuçiqit, ndërsa si shkas për shpërthim ka qenë rrahja brutale e opozitarit Borko Stefanoviq.