Beqa i PDK-së: Nuk më kujtohet asnjë punë e mirë e Qeverisë “Kurti”

08:33 | 23 Mars 2024
beqa-i-pdk-se:-nuk-me-kujtohet-asnje-pune-e-mire-e-qeverise-“kurti”


Sikurse për LDK-në, edhe për PDK-në, tri vitet e Qeverisë Kurti janë dështim për Kosovën.

Për PDK-në dhe deputetin e kësaj partie, Hajdar Beqa kjo është njëra ndër qeveritë me të dobëta dhe një qeveri që nuk ka as vizion për zhvillim të vendit.

‘’Si njëri nga deputetët me përvojë, e kam parë Qeverinë Kurti si njërën nga qeveritë me të dobëta që i ka pasur Kosova pas luftës, një Qeveri që s’ka vizion as për zhvillim ekonomik, as për integrim të vendit, as për njohje, as për luftim të korrupsionit, as për me ia kriju një ambient qytetarëve për me jetu në Kosovë, por as komunitetit të biznesit për më i lënë me zhvillu vendin. Këto tri vite janë dështim për vendin edhe për brenda, edhe për aspektin e jashtëm’’, thotë Beqa për FrontOnline.

Deputetit Beqa, nuk është se i kujtohet ndonjë punë e mirë e kësaj Qeverie.

 ‘’Me keqardhje nuk më kujtohet asnjë punë që ne duhet me u mburrë të kësaj Qeverie’’, përfundon Beqa.

Komento: