Beqa i PDK-së për draft-Asociacionin: Nëse është kusht, drafti do të dërgohet në Kushtetuese

19:33 | 02 Maj 2024


Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës thotë për Front Online se është e paqartë nëse draft-Asociacioni është kusht apo jo për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, sipas tij në këtë aspekt Qeveria është jo transparente.

“A është kusht apo, unë konsideroj që për këtë duhet përgjigjet Qeveria, e cila është jo transparente, ata duhet me dhënë një përgjigjie. Kosova i ka detyrimet që duhet t’i kryej, por kushtet janë të padrejta. Nëse ky është kusht i vendosur, është i padrejt”, tha Beqa.

Beqa tha se Qeveria Kurti po e përmbushë çdo marrëveshje, por pasi po bëhet dëmi ndaj Republikës dhe qytetarëve

“Nëse është kusht do të dërgohet në Kushtetuese, por nuk e di a është kusht. Kosova ka bërë vazhdimësi kompromise, kompromisi i fundit ishte me vendimin për Manastirin e Deçanit, që mendoj se edhe ai ishte një kusht i padrejt, por se shteti ka obligime që duhet me i kry. Kjo Qeveri po e përmbushë çdo marrëveshje, por pasi po bëhet dëmi ndaj Republikës dhe qytetarëve. Qeveria ka dështuar edhe me bashkësinë ndërkombëtare, por edhe përbrenda”, tha Beqa.

Komento: