Beqa: Kurti duhet të dorëhiqet dhe vendi të shkoj në zgjedhje, është kryeministër i dështuar

20:06 | 05 Korrik 2024
beqa:-kurti-duhet-te-dorehiqet-dhe-vendi-te-shkoj-ne-zgjedhje, eshte-kryeminister-i-deshtuar


Hajdar Beqa nga PDK thotë për “Front Online” se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë, pasi qeveria aktuale ka dështuar në menaxhim të të gjithë sektorëve të brendshëm dhe atyre të jashtme.

Beqa thotë se është domosdoshmëri të shkohet në zgjedhje sa më parë.

“Ne si PDK kemi qenë dhe jemi të gatshëm në çdo kohë për të shkuar në zgjedhje. Konsiderojmë që është në interes të qytetarëve të vendit dhe është kërkesë e tyre me shku në zgjedhje. Kjo për faktin se qeveria aktuale ka dështuar si në menaxhimin e të gjitha sektorëve të brendshme por edhe në raport me dialogun dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata kredibile, njohje të reja për përfaqësim diplomati. Andaj, mendojmë që është domosdoshmëri të shkohet në zgjedhje”, tha ai.

Deputeti i PDK-së thotë se në zgjedhje në tetor mund të shkohet vetëm me dorëheqjen e Kurtit, apo siç e quan qi “kryeministër i dështuar”, në të kundërtën ai thotë se zgjedhjet do të mbahen në fillimvit të ardhshëm.

“Tani jemi në kuadër kushtetues në pjesën e fundit të mandatit qeverisës por edhe të parlamentit. Nga shtatori e tutje duhet të konsultohen liderët politik që të caktohet data e zgjedhjeve. Mbajtja e tyre në shtator-tetor, mendoj që është e pamundshme, ose është vetëm një rrugë, të jep dorëheqje duke e pranuar realitetin kryeministri se duhet të jepë dorëhëqje se është kryeministër i dështuar. Në të kundërtën mendoj që zgjedhjet do të mbahen në afatin kushtetues në fillim të vitit 2025”, tha ai.

Beqa tha se pas zgjedhjeve presin fitore të PDK-së.

“Pas zgjedhjeve, presim qeveri të re, fitore të PDK-së dhe qytetarëve të Kosovës , zhvillim dhe integrim të vendit, më shumë rend, ligj, zhvillim ekonomik dhe më shumë shpresë për qytetarët”, tha ai për Front Online.

Komento: