Beqa për ministrat e Kurtit: Edhe Kurti është i përfshirë në afera korruptive dhe nuk ka parime

09:38 | 03 Shkurt 2025
beqa-per-ministrat-e-kurtit:-edhe-kurti-eshte-i-perfshire-ne-afera-korruptive-dhe-nuk-ka-parime


Kandidati për deputet nga PDK, Hajdar Beqa, për FrontOnline ka reaguar ndaj premtimit të Kryeministrit Albin Kurti për të pasur një qeveri pa ministra me aktakuza, duke e cilësuar këtë premtim si të pabazuar dhe pa parime.

‘’Nuk i marr serioze deklarimet e Kurtit se nuk ka parime’’ tha ai.

Beqa ka theksuar se nuk mund ta marrë seriozisht Kryeministrin Kurti, pasi sipas tij, ai nuk ka parime.

‘’Nuk mundëm me i marrë një njeri pa parime si serioz në parime’’ u shpreh Beqa.

Ai ka theksuar se nuk ka asnjë logjikë  që njerëzit me aktakuza dhe që afera korruptive me qenë pjesë e zgjedhjeve.

‘’Asnjë logjikë nuk ka qe njerëzit me aktakuza dhe që afera korruptive me qenë pjesë e zgjedhjeve’’ potencoi ai.

Beqa gjithashtu ka përmendur edhe Kryeministrin Kurti, për përfshirje në afera.

“Këtu përfshihet edhe Kurti sepse edhe ai është i përfshirë në aferën e energjisë elektrike” ka shtuar Beqa./FrontOnline/

 

Komento: