Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka folur për situatën në veri të vendit.
Ai tha për Front Online se Kurti ka dëmtuar imazhin e Kosovës me veprimet që ka marr në veri.
Tutje, Beqa thotë se Qeveria me angazhimin në veri është treguar e paaftë.
“Kurti nga fillimi i aventurës së tij në veri ka bërë eksperimente pa dhënë një analizë konkrete dhe fatkeqësisht çdo veprim i tij ka ardh me një pasojë dhe dëm që i ka kushtuar Kosovës. Kurti e ka dëmtuar imazhin e vendit me të gjitha veprimet që i ka marr atje, ne të gjithë jemi që të shtrihet sovraniteti dhe të implementimet Kushtetuta e Kosovës cdo pjesë të vendit por atje nuk është rritur sovraniteti, përkundrazi kemi krijuar situatën me të komplikuar”.
Beqa i ka bërë thirrje Kurtit të jetë më i vëmendshëm.
“Kurti duhet të ketë një vigjilent më të theksuar me Serbinë se Vuçiq po përdor situatën në veri për të fituar poena atje ne nuk duhet të bëjmë në grackat e Vuçiqit, kjo në këtë drejtim dhe na ka kushtuar një dëm i madh”, thotë Beqa.