Beqa sqaron rrahjen në Kuvend: Nuk e di qysh me mbeten në dorë syzet e Muratit, ia kam kthy

18:20 | 18 July 2023
beqa-sqaron-rrahjen-ne-kuvend:-nuk-e-di-qysh-me-mbeten-ne-dore-syzet-e-muratit,-ia-kam-kthy


Debati parlamentar i së enjtes të kaluar është përshkallëzuar në konfrontim fizik mes ministrave dhe deputetëve të pushtetit me ata të PDK-së në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Hajdar Beqa është njëri nga deputetët opozitarë që u përfshi në ngjarje.

Ai tha se pushtetarët e orkestruan ngjarjen për të larguar vëmendjen nga incizimet Kusari – Simiq.

“Eskalimi i situatës në Kuvend ka filluar me skenarin e Qeverisë Kurti ku Bislimi largoi foton dhe Lushtaku e bëri një spërkatje me ujë ku këta kanë hedhë molotovë e kanë djegë institucione, kanë gjuajt gaz lotsjellës dhe këta e eskaluan situatën dhe ne ishim 4,5 anëtarë të PDK-së që donim që mos të sulmohet Lushtaku dhe këta ishin rreth 50 persona që mbledh edhe Konjufcës i hupi orientimi e menaxhimi i situatës ende pa ndodh asgjë e ftojë sigurimin”, tha Beqa.

Ai shpjegoi edhe për momentin kur i kishte në duar syzet e ministrit të Financave, Hekuran Murati.

 “Ne ishim rreth 6,7 anëtarë te ajo pjesa e njerëzve të shumtë ku ishin mbi 50 anëtarë të mazhorancës ku ishin edhe ministrat e deputetë dhe ne dolëm që mos të eskalojë situata dhe në moment që jemi shtyrë nga të gjithë nuk kom as ide dhe Hekuran Murati i pari ka qenë që ka sulmuar dhe nuk e di a ka qenë me mjet të fortë apo me çka ka sulmuar Lushtakun dhe nuk kam ide se qysh me kanë mbet syzet e tij në dorë por ja kam kthyer syzet në mënyrën ma të mirë të mundshme dhe pa i dëmtuar”, thotë ai për Front Online.

Komento: