Beqa viziton krerët e UÇK-së në Hagë

14:56 | 26 Gusht 2025
Beqa viziton krerët e UÇK-së në Hagë

Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi me dy fotografi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai thotë se ata do të kthehen shumë shpejt në atdhe si triumfues, për t’i rikthyer institucioneve dhe qytetarëve dinjitetin e merituar.

“Sot, vizitë te Çlirimtarët tanë në Hagë. Forca e tyre qëndron e palëkundur, sepse pas tyre qëndron një popull i tërë. Shumë shpejt do të kthehen në atdhe, triumfues, për t’i rikthyer institucioneve dhe qytetarëve dinjitetin e merituar”, ka shkruar Beqa

Komento: