
Komentatori politik, Beqë Cufaj në “Adresa” kometoi deklaratat e Bedri Hamzës i cili ishte i ftuar në Kanal 10 në emisionin “Politiko”.
Cufaj tha se kishte respekt maksimal për Bedri Hamzën dhe se gjatë kohës kur ai ishte ambasador, bashkë qeverinë Haradinaj dhe Bedri Hamzën, i cili kishte qenë Ministër i Financave, kishin negociuar për shumë çështje që ishin në të mirë të Kosovës. Ai tha se të njejtat negociata duheshin të vazhdonin edhe gjatë qeverisë Kurti, por që, siç i quan ai, një gabim i madh i mosvazhdimit të atyre bisedime.
Cufaj tha se ishte çështja e lirimit, apo marrëveshja për heqjen e tatimit të dyfishtë mes Republikës Federalëe të Gjermanisë dhe Kosovës, e për këtë, sipas Cufajt, Kurti ishte dashur të merrej shumë në mënyrë që të përfitonte Kosova.
Cufaj tha se Bedri Hamza do të ishte një kryeministër i mirë dhe se do të mund të menaxhonte shumë mirë ekonominë dhe financat e shtetit.
Deklarata e plotë: