Beqiraj do t”i “çmend” serbët me këtë deklaratë

23:14 | 07 Qershor 2019

Fatos Beqiraj sonte luajti në fanellën e Malit të Zi.

Fatos Beqiraj me deklaratën e dhënë sonte pas ndeshjes kundër Kosovës do të ketë nervozuar jashtëzakonisht shumë politikën e Serbisë.Ai i ka dhënë komplimentet më të larta përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Madje ka thënë se përcjell çdo ndeshje të Kosovës, teksa ka përmendur se kur nuk arrinë t’i shikojë live ndeshjet i shikon më pas momentet më të rëndësishme.Fillimisht ka thënë se kur është hedhur shorti është lutur që mos t’i bije Kosova në grupin me Malin e Zi.

“Normalisht ndjenjë e çuditshme kur është hedhur shorti kam pasur vetëm një dëshirë të mos përballem me Kosovën por shorti deshi kështu”.“Normalisht ka qenë ndeshje jo si gjithë të tjerat, por është ndeshje vetëm sportive. E kam parë vetëm në anën sportive jo në anët tjera”, ka deklaruar ai.Ka thënë se rezultati përfundimtar duhet të jetë i kënaqshëm për të dy ekipet.“Mendoj që rezultati përfunduar duhet t’i kënaq dy palët sepse dy ekipet kanë pasur shanset”, ka deklaruar ai shkruan Insporti.Beqiraj më pas ka thënë se politika e Serbisë ka ndikuar drejtpërsëdrejti në kombëtaren e Malit të Zi.

“Krejt kjo ka ndodhur shumë shpejt disa orë para ndeshjes dhe sigurisht ka pasur ndikim në ekip dhe për këtë arsyeje ky rezultat duhet t’i kënaq dy ekipet. Sot ishte paraqitja e 62 dhe jam lojtari me më së shumti paraqitje normalisht që jam krenar për këtë”, ka deklaruar Beqirja.

Beqiraj ka thënë se është shikues i rregullt i përfaqësueses së Kosovës.“Për Kosovën kam ditur shumë çka sepse kam përcjellur të gjitha ndeshjet nëse nuk kam luajtur edhe unë në atë kohë. Normalisht një kombëtare shumë e mirë me shumë lojtar cilësor dhe besoj që kjo kombëtare ka shumë për të treguar në të ardhmen”, ka deklaruar Beqiraj.

Komento: