Berardi i jep lajmin e madh Milanit

10:14 | 22 Shkurt 2022

Gati për hapin e madh: Berardi njofton kalimin tek gjiganti i Serie A.

Çdo ditë e më shumë po e dëshmon veten që është një futbollist me të ardhme të ndritur përpara.

Domenico Berardi po bëhet gati që pas këtij sezoni ti japë fund aventurës me Sassuolon dhe të kalojë tek njëra prej skuadrave më të mëdha në Itali.

Numrat flasin për të, në 23 ndeshje të Serie A ai ka shënuar 10 gola duke asistuar edhe 12 herë të tjera duke e bërë këtë futbollist të spikatur edhe në Europë.

Ylli i Sassuolos është emri perfekt për Stefano Piolin i cili po kërkon të sigurojë shërbimet e një anësori të majtë me cilësitë e italianit.

Edhe vetë futbollisti duket gati për një aventurë të re dhe me shumë mundësi do ti thotë po Rossonerëve në fund të këtij sezoni.

Komento: