Berat Buzhala ironizon me Kurtin: Të gjithëve na mungon Hashim Thaçi, jo veç ty Albin

23:15 | 24 Janar 2022

Gazetari i njohur, Berat Buzhala përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, sa i përket deklaratës së tij, ku ka thënë se rryma ka qenë aq e lirë sa që shumë qytetarë nuk e kanë ditur se po paguajnë.

Buzhala duke ju përgjigjur kësaj deklarate të Kurtit, i është drejtuar atij duke thënë “Të gjithëve nga mungon Hashim Thaçi, jo veç ty Albin”.

Po ashtu, Buzhala vazhdoi më tej me ironinë e tij, duke i thënë Kurtit “Koncentrohu Albin baba se t’ka hup arsyeja”.

Postimi i plotë:

Kurti: Aq lire ka qene rryma sa qe shume qytetare nuk e kane ditur qe po e paguajne.

Te gjitheve na mungon Hashim Thaci, jo vec ty Albin .

Paramendojeni, i majte, e jo cfaredo i majti, po kesi i Venezueles, edhe ankohet per cmime te lira. Bile Chavezi jepke nafte belesh .

Koncentrohu Albin Baba se t’ka hupe arsyeja.

Komento: