Berberët pejanë rrisin çmimin qethjes

20:15 | 31 Tetor 2021

Shumë produkte në Kosovë kanë pasur rritje të çmimeve.

Prej datës 1 dhjetor, është paralajmëruar rritje e çmimit të qethjes së flokëve në qytetin e Pejës.

Kështu ka bërë të ditur Shoqata e Berberëve të Pejës përmes një postimi në Facebook.

“Nga data 01.12.2020 do të ketë ngritje të çmimeve“, thuhet në njoftimin e tyre.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur rritje të çmimeve të shumë produkteve në vend.

Ndërkohë në Pejë, javën e kaluar çmimi i bukës shkoi në 50 cent.

Komento: