Bëri deklarata të fuqishme, FFK-ja merr këtë vendim për Agim Canën

16:10 | 05 June 2019

Agim Cana, kryetari i KF Vëllaznimi mund të dënohet nga FFK-ja.

Pas fjalimit të tij të zhveshtoren e Vëllaznimit në stadiumin “Fadil Vokrri”, presidenti i klubit nga Gjakova, Agim
Cana, po përballet me procedurë disiplinore nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se Komisioni i Garave të Ipko Superligës ka vendosur që të hapë procedurë disiplinore ndaj presidentit të Vëllaznimit, Agim Canës, si dhe disa personave të tjerë.

Pas disfatës kundër Trepçës ’89 në barazh, Cana e kishte mbajtur një fjalim në zhveshtoren e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku sugjeroi se lojtarët e tij duhet të jenë krenar për lojën e tyre, duke shtuar se ata ishin edhe kundër “mafisë”.

“Hapet procedurë ndaj kryetarit të KF “Vëllaznimi” Agim Cana (motivi – pas përfundimit të ndeshjes fton mediet në zhveshtore të KF “Vëllaznimi” prononcohet duke thënë deklarata ofenduese, fyese dhe të pabazuara për futbollin e Kosovës para prezencës së futbollistëve dhe medieve. Ky veprim si i tillë është në kundërshtim me kodin e etikës sportive) sipas incizimeve TV”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja, transmeton Gazeta Express.

Vellaznimi do të garojë edhe sezonin tjetër në Ligën e Parë, nivelin e dytë të futbollit në Kosovë, përkundër investimeve të mëdha për zhvillimin e klubit.

Komento: