“Bëri deklaratë skandaloze për mësimdhënësit”, Jasharaj lëshon mbledhjen e Komisionit pas përplasjeve me Dimal Bashën

13:05 | 21 Shtator 2022

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Arsim. Ai këtë e ka bërë pas përplasjeve me deputetin e VV-së, Dimal Basha.

Para mediave Jasharaj tha se Basha ka përdorur fjalor fyes për mësimdhënësit, shkruan Reporteri.net.

“Debati ishte i tillë e patë edhe ju vet. Nuk ishte debat për të bërë zgjidhje. Angazhimi im që ai të mos ishte aty.

Debati i tij nxitit tensionime. Ne nuk jemi për tensionim, jemi për mesazhe pozitive sepse kështu ulen tensionet. Deklarata e tij ishte skandaloze për mësimdhënësit”, u shpreh Jasharaj para mediave.

Deputeti, Dimal Basha në komisione ka akuzuar Jasharajn që e ka kthyer dinjitetin në para. dhe se i ka “marrë fëmijët peng për 50 euro”.

Komento: