Bëri disa pritje fenomenale, por Muric tregon se përse nuk ia dolën ndaj Suedisë

21:01 | 09 Tetor 2021

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, ka folur pas ndeshjes duke thënë se Suedia luajti shumë mirë.

Ai tutje shtoi se kanë mundur të bëjnë më mirë në këtë takim, por ka besim që në fund do renditemi në pozitën e tretë.

“Mund të bënim më mirë. Suedia luajti më mirë, na befasuan që në fillim”.

“Pjesën e dytë e nisëm mirë, por nuk kishim fat për të shënuar. Ne do bëjmë gjithçka që të jemi në vendin e tretë”.

“Nuk ka diferencë, është vendimi i trajneri se a luaj unë apo jo”, ka thënë Muriq.

Kosova pas katër ditësh luan ndaj Gjeorgjisë në Prishtinë.

Komento: