Bëri gabime trashanike, ja çfarë deklaron Solskjaer për De Gean

22:25 | 28 Prill 2019

Ole Solskjaer ende vazhdon të ia mbajë krahun portierit, De Gea.

Trajneri i Manchester United, Ole Solskjaer beson se David De Gea është një portier i madh, pavarësisht gabimeve që ai ka bërë në ndeshjet e fundit.

De Gea ka gabuar në takimin ndaj Barçës, në duelin ndaj Manchester Cityt dhe sot në derbin ndaj Chelseat – tek goli i Alonso.

“David ka qenë një portier fantastik në këtë klub, reagimi i tij pas ndeshjes me Cityn ishte i mirë dhe unë kam qenë i sigurt për ta inkuadruar atë. Ai e di se mund të bëjë më mirë – por janë gjëra që ndodhin”, tha fillimisht Solskjaer për Match Of The Day.

Solskjaer gjithashtu thekson se skuadra e tij nuk ka luajtur mirë në derbin e xhiros së 36’të të Premierligës.

“Ne e bëmë të njëjtën gjë kundër Cityt, pasi ia nisëm mirë, por sot nuk kemi gjetur kurrë ritmin tonë. Ne kemi nevojë që ritmi të jetë më i lartë, të kemi një intensitet më të lartë, por kurrë nuk kemi arritur ta bëjmë këtë sot”, përfundoi trajneri i Manchester United.

Komento: