Bëri gara shpejtësie, gjobitet gjilanasi

10:33 | 26 Mars 2024
beri-gara-shpejtesie,-gjobitet-gjilanasi

Policia në Gjilan ka njoftuar se është identifikuar shoferi që ka bërë gara shpejtësie.

“Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative e hetimore ka identifikuar kundërvajtësin i cili në një video incizimi shihet se në rrugën ‘’Lufta e Gjilanit 44’’ në Gjilan ishte duke bërë gara shpejtësie me automjet me të cilin veprim ka rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikut rrugor dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.”

Ai është gjobitur me 150 euro dhe 1 pikë negative.

“Të njëjtit konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor i është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro dhe një (1) pikë negative.”

Policia ka apeluar te shoferët që të respektojnë normat dhe ligjin për rregullat e treafikut.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjin për rregullat në trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në trafik të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.”

Komento: