Berisha: “A po mendoni që s’po duam të fitojmë a? Nuk jemi Brazili”

00:00 | 12 October 2020

Kosova ka pësuar humbje ndaj Sllovenisë.

Valon Berisha, mesfushori i Kombëtares së Kosovës, është shprehur i nervozuar pas humbjes së Kosovës në Fadil Vokrri.

Dardanët u mposhtën 0-1 nga Sllovenia në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Besoj se deri në 16 metërsh kemi lu mirë, kemi krijuar raste, por në zonë s’ka qenë askush që të japë gol. Kur je në 16-metërsh duhet me cky topin. Ne e dimë vlerën e Vedatit, ai është shumë i rëndësishëm në ekipin tonë. Por besoj se kemi lojtar tjerë, në zonë kur të jeni duhet të jeni më prezent. Në 16 metërsh nuk kishim shumë prezencë”, tha ai.

“Kemi luftu që me fitu ndeshjen, por për momentin nuk po kemi fat”.

“Na jemi Kosovë, nuk jemi Brazil. A po mendoni se nuk kemi dëshirë ne të fitojmë, po provojmë të ckyhemi në fushë për me fitu lojën, por nuk po mundemi”, tha Berisha.

Komento: