Berisha akuzon pushtetin për një projektligj: Po doni me eliminu presidenten prej krejt këtyre kompetencave

11:53 | 27 Qershor 2024
berisha-akuzon-pushtetin-per-nje-projektligj:-po-doni-me-eliminu-presidenten-prej-krejt-ketyre-kompetencave

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Bekë Berisha ka akuzuar deputetin e VV’së, Enver Dugolli, pasi siç tha ai ka kontrabanduar dhe propozuar propozim- amandamente që nuk kanë qenë rezultat të grupit punues.

Ai tha se ato propozim- amandamente janë rezultat i një rrethi të ngushtë të Dugollit.

“Sot e kemi Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, i cili ka një vit që është në procedurë në shqyrtim në Komisionin e Sigurisë por qëllimisht shqyrtimi i tij e ka kaluar çdo limit kohor dhe kjo është bërë qëllimshëm nga kryesuesi i grupit punues, deputeti z. Enver Dugolli, të cilit ia kemi dhënë në mirëbesim me udhëheqë këtë grup. Po ashtu, nga Ambasada Amerikane është konfirmuar se përmbajtja e Projektligjit të miratuar në qeveri është në dakordim të plotë me ta si ligj fillimisht. Ndërsa, në anën tjetër z. Dugolli në mënyrë klandestine ka kontrabanduar dhe propozuar propozim-amandamente të cilat nuk janë rezultat i grupit punues por një rezultat i një rrethi të tij të brendshëm aty që edhe atë e dimë”, tha Bekë Berisha.

“Amandamenti nr. 10 ku bëhet fjalë për inspektim të kësaj agjencie, ky amandament bën që të humbë kuptimi i vet agjencisë, inspektimi i AISM nuk duhet të kryhet nga inspektori i përgjithshëm i FSK’së por nga inspektori i përgjithshëm i kësaj agjencie. Amandamenti 32 është propozuar të ulet grada e drejtorit të agjencisë nga ajo e gjeneralit në atë të kolonelit. Kjo nuk duhet të ndodhë sepse në njërën anë po avancohet drejtoria aktuale për Inteligjencë dhe Siguri në MPB dhe po bëhet agjenci për Inteligjencë dhe Siguri të Mbrojtjes në anën tjetër po degradohet grada e udhëheqësit të kësaj agjencie nga ajo e gjeneralit në kolonel.”

“Mbase për të emëruar dikë që është i preferuar i pushtetit për të marrë kontroll edhe në këtë agjenci”, tha ai.

Dikush e pengoi atë derisa po fliste dhe iu përgjigj duke i thënë “prit veç pak se niherë duhet me tregu qëllimet e juaja tani votojmë”.

“Po doni me eliminu presidenten prej krejt këtyre kompetencave edhe me lëshu në gradë më të ulët që deri te kryeministri, që keni probleme ndër vete aty”, tha ai.

Komento: