Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt ka reaguar edhe deputeti i Nismës, Zafir Berisha.
Ai ka thënë se ftesa nga Gjykata Speciale për kryeministrin Haradinaj është tallje me shtetin e Kosovës.
Ai ka pyetur “se sa herë duhet me dëshmua Ramushi se është i pafajshëm dhe lufta UÇK- së ka qenë e drejtë!?”
“Kjo është shantazh ndaj shtetit!!! Ju që keni votuar Gj. Speciale a po bindeni se keni luajtur lojën e djallit? Mbaju Ramush, Kosova është me ju edhe në këtë rast”, ka shkruar ai.