Berisha e quan Vuçiqin Putin i vogël: Lëri kërcënimet se të pret fati i Millosheviçit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Berisha e quan Vuçiqin Putin i vogël: Lëri kërcënimet se të pret fati i Millosheviçit

15:51 | 31 Korrik 2022

Berisha e quan Vuçiqin Putin i vogël

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për vendosjen e reciprocitetit nga Kosova, për targat dhe letërnjoftimet.

Berisha ka thënë se Vuçiqi është një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe se ai paraqet një Putin të vogël në Ballkan.

“Reagimi si Putini i vogël i Aleksandër Vuçiçit. Të dashur miq, serbomadhi Vuçiç u zotua në fillim të korrikut për ‘reagim’ vdekjeprurës ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit, barazisë midis dy vendeve në përdorimin e letërnjoftimeve dhe targave të automjeteve, duke bërë të detyrueshëm përdorimin nga qytetarët e Kosovës të targës së Republikës së Kosovës në të gjithë territorin e saj, pavarësisht origjinës etnike të tyre”, ka shkruar Berisha.

“Shtoj këtu se ky vendim i qeverisë së Kosovës që do të hyjë në fuqi në shtator 2022, bazohet në marrëveshje të firmosur ne Bruksel vite më parë nga qeveritë e te dy vendeve”.

“Pas kërcënimit një muaj më parë për reagim vdekjeprurës ndaj Kosovës, presidenti i Serbomadhesë Vuçiç, sot thirri një konferencë shtypi të jashtëzakonshme në të cilën ai kërcënoi haptas perëndimin duke u shprehur se “nuk beson se doni konflikt në Kosovë’. Dmth sipas tij zbatimi i marrëveshjes nga qeveria e Kosovës do të përdoret nga ai si ‘Casus Beli’, dhe kjo dëshmon qartë se, Aleksandër Vuçiç është një kërcënim i vërtet për paqen dhe stabiliteti në rajon, dhe se ai paraqet një Putin të vogël në Ballkan”, shtoi ai.

Ai shtoi se reagimi nga Vuçiqi sot në konferencë dështmon se nacionalizimi serb është njëjtë si në kohën e Millosheviqit, sipas tij.

“Ky reagim me kërcënim vdekjeprurës dëshmon se nacionalizmi i verbër serb është sot njëlloj si në kohën e Millosheviçit, një fuçi baruti shumë i rrezikshëm për Ballkanin”.

“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e Presidentit të serbomadhisë Aleksander Vuçiç ndaj marrëveshjeve dhe kërcënimin e tij për reagim vdekjeprurës ndaj vendimit legjitim të qeverisë së Republikës së Kosovës, parlajmëroj presidentin e serbomadhisë të lërë kërcënimet dhe të mos guxojë ndonjë akt aventuresk se fati i kasapit të Ballkanit, atit të tij shpirtëror Sllobodan Millisheviç e pret”.

Komento: