Berisha: Fakti i arratisjes së personave nga burgu, tregon se ka rënë siguria nëpër burgje

18:52 | 08 Korrik 2024
berisha:-fakti-i-arratisjes-se-personave-nga-burgu,-tregon-se-ka-rene-siguria-neper-burgje


Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, aktualisht anëtar i Komisionit për Mbrojtje dhe Çështje të Sigurisë, thotë se fakti që munden me ikë njerëzit nga burgu, tregon se ka rënë siguria nëpër burgje.

‘’Fakti që munden me ikë edhe njerëz që konsiderohen të rrezikshmërisë së lartë, tregon se ka rënë siguria nëpër burgje. Përndryshe nuk ka mundësi me u larg nga burgu sepse konsiderohet si institucioni i vetëm që mundet me i mbajte brenda vetës ose me i izolua njerëzit që kanë vepra penale. Dhe unë e shoh këtë në kontekst të asaj tërheqjes së armëve të gardianëve’’ thotë ai.

Berisha, thotë se nëse Qendra Korrektuese e Smrekonicës, qenka si burg i sistemit të hapur dhe njerëzit munden me ikë nga aty, këtu është edhe një skandal tjetër.

‘’Në qoftë se Burgu i Smrekonicës është burg i hapur edhe tash një person që është dënuar për vepra dhe tash qenka burg i hapur, ky është edhe një skandal tjetër’’ thekson ai.

Berisha, potencon se ikja e të burgosurve nuk është standard, por kjo tregon rënien e nivelit të shërbimeve.

‘’Problemi është se edhe në burg të hapur ose të mbyllur, ikja e të burgosurve nuk është standard brenda burgjeve, por është rënie e nivelit të shërbimeve’’ thotë ai për FrontOnline.

Komento: