Berisha: Ftesa e Albinit për LDK-në, është djallëzore

13:38 | 07 April 2025
berisha:-ftesa-e-albinit-per-ldk-ne,-eshte-djallezore

Kandidati i NISMA-s për deputet, Zafir Berisha ka reaguar pas ftesës që Albin Kurti i ka dërguar të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për takim para seancës së konstituimit.

Berisha këtë ftesë e ka quajtur “djallëzore”.

“Pas deklaratave të djeshme se Serbia po e pengon në bërjen e qeverisë, tash po kërkon nga “hajvanat” me i thënë jo, për me i radhit sipas logjikës së tij mashtruese, në anën e Serbisë. Jo rastësisht i ka bërë ftesë fillimisht LDK, votuesit e saj janë target në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po e përgatitë me cu Kosovën”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Komento:
loading