Zhvillime janë duke ndodhur në PD.
Berisha u shpreh se Partia Demokratike kaloi krizën më të thellë të saj duke rikthyer standartet e lirisë.
“Unë u them këtyre zotërinjve se PD kaloi krizën më të thellë e kaloi atë duke rikthyer standartet e lirisë. Të mos sillen më si njerëz pa vizion politik, një pjesë e mirë e tyre kanë qenë zyrtar tek unë. Kam pasur vlerësim të madh.
Tjetër është zyrtar e tjetër është politikan…Ndryshon edhe gjykimi. Deputeti është i detyruar të gjykojë politikisht.
Të mos bëhen instrumente të një skenari më i turpshëm në historinë e Shqipërisë. I di qëndrimet e tyre, por referendumi është një apel i madh për ndërgjegjen e tyre politike..”
Ndërsa nuk munguan dozat e ironisë për kryedemokratin Lulzim Basha, ish-kryeministri iu drejtua edhe kryeministrit Edi Rama të cilit i tha se revolucionin ai as nuk e ndal dhe as nuk e mposht dot.