Berisha: Ideja e Kurtit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ishte për ta shkatërruar shtetin e Kosovës

11:38 | 17 November 2024
berisha:-ideja-e-kurtit-per-sherbimin-e-detyrueshem-ushtarak,-ishte-per-ta-shkaterruar-shtetin-e-kosoves


Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, ka folur për premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për të ky premtim, ka qenë tendencë për ta minuar krijimin e FSK-së në ushtri profesionale.

‘’Shërbimi i detyrueshëm ushtarak sipas zhvillimeve të më tutje ka qenë një tendencë për ta minuar krijimin e forcave të armatosura si ushtri profesioniste. Duke e bazuar në rreziqet që e kërcënojnë sigurinë nacionale të Kosovës kemi ardh në përfundim se vendit i duhet një ushtri profesioniste jo ushtar të detyrimit të detyrueshëm që janë për disa muaj’’ thotë ai.

Berisha, thotë se ideja e Kurtit, ka qenë për ta shkatërruar shtetin e Kosovës.

‘’Ideja e Kurtit, pjesa e agjendës së tij ka qenë për të shkatërruar shtetin e Kosovës segmenti i fundit që po përmbyllke këtë mozaik ishte forcat e armatosura, për fat të mirë nuk ka gjet zbatim kjo për shërbimin e detyrueshëm sepse asnjëri nga ministrat e dinë që nuk mund të aplikohet një gjë e tillë në Kosovë’’ potencon ai.

Deputeti i PDK-së, deklaron se kjo ka qenë kauzë mashturese për tv fituar votën e qytetarëve.

‘’Kauzë mashtruese për të fituar votën e qytetarëve ata nuk e dinë konceptin e ushtrisë profesioniste dhe asaj të ushtrimit të detyrueshëm që janë jo fiktive dhe jo efikase në luftë ose në një situatë të tensionuar’’ u shpreh Berisha për FrontOnline.

 

Komento: