Berisha: Kurti po i përdor përfaqësuesit e minoriteteve joserbe për të krijuar krizë institucionale

10:08 | 13 March 2025
berisha:-kurti-po-i-perdor-perfaqesuesit-e-minoriteteve-joserbe-per-te-krijuar-krize-institucionale

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar qëndrimet e disa zyrtarëve të komuniteteve joserbe, të cilët kanë thënë se për formimin e qeverisë së re do të bashkëpunojnë vetëm me kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka bërë me dije se shefi i qeverisë po i përdor këta përfaqësues për të mos lejuar opozitën që ta formojë Qeverinë e re.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se në këtë mënyrë Kurti po dëshiron të krijojë krizë institucionale.

“Duke e pa se e ka të pamundur me formu qeveri, Albini me shumë mjeshtëri po i përdorën perfaqësuesit e partive minoritare për të krijuar krizë instituciale në Kosovë. Erdhi në pushtet si “nacionalist” me përralla për bashkim kombëtar, kurse për 5 vite ka qeverisur me neojugosllave, pasardhës të UDB-ashave dhe atyre që në vitin 1981 kanë qenë të regjistruar me kombësi jugosllave, duke luftuar çdo vlerë të historis më të re të shoqëris tonë, që realizoj ëndrrën shekullore për liri në Kosovë. Falë analfabetëve funksional, po sillet me Kosovën sikurse me qenë plaqkë e sjellur me strajcë nga Vlladimiri”, ka shkruar Berisha.

Komento:
loading