
Avokati I afërt me Isa Mustafën ka komentuar ofertën e fundit të VV-së për LDK-në.
Besnik Berisha, ish-këshilltar i kreut të LDK’së, Isa Mustafa, e ka analizuar ofertën e fundit që Lëvizja Vetëvendosje ia bëri Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas të cilës, rritet numri i ministrive në 14 dhe LDK’ja i merr 6 prej tyre.
Berisha thotë se LDK’së do t’i bie keq edhe nëse e pranon ofertën e VV’së edhe nuk e pranon.
Sipas tij, nëse pranohet, del që LDK’ja u tregua deri tash e pangopur dhe po pranon vetëm kur po i jepet një post më shumë. E nëse nuk e pranon, avokati shkruan se LDK’ja do të sulmohet nga VV’ja kur vendi të shkojë në zgjedhje.
Ai ka thënë se deri të premten ose bëhet Qeveria ose vendi shkon në zgjedhje, transmeton Gazeta Express.
Postimi i plotë:
VV-ja e shtin edhe nje here ne gerrshone LDK-ne:
Nese LDK pranon oferten e fundit, atehere ne publik do te shihet si parti grykese qe u ngi me 6 ministri dhe se hallin e kishte te rritja e pazarit.
Nese nuk e pranon oferten dhe vendi shkon ne zgjedhje, atehere shigjetat, sidomos te VV-se, do te drejtohen serish kah partia e Isa Mustafes.
Do t’ju thone se me gjithe thyrjen e premtimit per 12 ministri dhe rritjen e numrit ne 14 per te kenaqur apetitin e LDK-se, kjo parti nuk pranoi t’i jepte Kosoves “koalicionin e shpreses”.
Tash i mbetet Isa Mustafes me nenkryetaret e tij qe t’i gjejne fjalite me te bukura per t’ia kthyer pergjigjen Albin Kurtit, pa marre parasysh a eshte pranim a refuzim i ofertes.
Deri te premten Kosova o behet me qeveri te re o vendi shkon ne zgjedhje te paprecedenta deri me tash.