Berisha: Mos e votoni Kurtin, në këtë regjim ka ministra që në Hagë kanë çuar dosje kundër luftëtarëve

11:38 | 27 January 2025
berisha:-mos-e-votoni-kurtin,-ne-kete-regjim-ka-ministra-qe-ne-hage-kane-cuar-dosje-kunder-luftetareve

Zafir Berisha, kandidat i koalicionit AAK-NISMA për deputet me numrin 14, ka theksuar angazhimin e tij për të mbrojtur vlerat e luftës së UÇK-së në Kuvendin e Kosovës, pas një takimi me përfaqësuesit e organizatave të dalura nga lufta.

Ai kritikoi disa individë dhe përfaqësues politikë që, sipas tij, përhapin fyerje dhe linçime ndaj UÇK-së, duke përmendur edhe lidhjet me Beogradin.

Berisha kërkoi nga luftëtarët e UÇK-së që të mos votojnë për ata që, sipas tij, janë koordinuar me kriminelë dhe kanë abuzuar me statusin e veteranëve dhe invalidëve.

“Në këtë regjim ka ministra që kanë çuar dosje në Hagë kundër luftëtarëve për të cilët kanë marrë mirënjohje nga krimineli serb Daçiç në mbledhjen e OKB-së”, shkruan tutje Berisha.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Sot u takova me përfaqësuesit e organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së, të cilëve u premtova se me përfaqësimin tim në Kuvendin e Kosovës do të angazhohem që vlerat e kësaj lufte të mbrohen ashtu si e meritojnë.

Fyrjet dhe linqimet që po bëhen nga disa individë dhe përfaqësues të ndonjë subjekti politik me propagandën e përgatitur në kuzhinat e Beogradit do të marrin fund njëher e përgjithmon!Nëse para disa vitesh një ish-luftëtar apo mbështetës i luftës për lirinë e Kosovës është mashtruar nga Albini pasi nuk e ka ditur se kush është Albini dhe e kanë votuar, sot më nuk ka asnjë arsye për të votuar prapë pasi po vërtetohet që ky njeri, edhe pse ka ardhur në pushtet dhe me votat e disa njerëzve të dalur nga lufta, ka bërë ministra njerëz që UÇK-në e kanë hale në sy, dhe i referohen me termin mercenarë.

Në këtë regjim ka ministra që kanë çuar dosje në Hagë kundër luftëtarëve për të cilët kanë marrë mirënjohje nga krimineli serb Daçiç në mbledhjen e OKB-së.Luftëtarëve të UÇK-së iu kërkova që me 9 shkurt mos të votojnë njerëz që kordinohen me kriminelin Rajdoiçiç për pagën minimale të veteranin dhe ata që invalidët e luftës tash e sa vite i kanë lënë pa proteza.

Do të ishe e turpshme që jo vetëm ish-luftëtarët e UÇK- së por dhe për çdo qytetarë të Kosovës, që ta votonte një kryeministër, që shpalli hero kriminelin Oliver Ivanoviç që masakroi qytetarët e pafajshëm në Mitrovicë.

Komento: