Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha tha se kryeministri Albin Kurti po krijon krizë në veri për të qëndruar më gjatë në pushtet.
Berisha në emisionin ‘Frontal’ në T7 tha se nëse Kurti mban qëndrim kryeneç lidhur me afatin për targat, atëherë thotë se mund të jetë skenar i ri që do të na sjellë në një tensionim situate në veri që do të eskalojë në dëme të parashikueshme.
“Ajo çfarë po me shqetëson mua është se nëse Kryeministri mban qëndrim kryeneç, lidhur me afatin më targa, mos është një skenar i ri do të na sjell në një tensionim situate në veri që do të eskalojë në dëm të parashikueshme. Sepse pozicionin e kanë të luhatur, ky (Kurti) nga keqqeverisja dhe Vuciqi po ashtu. Skenari duhet të jetë i atyre që duan të qëndrojnë sa më shumë në pushtet, në emër të krizave”, tha ai.
“Udhëheqësit serbë të gjithë adresën e patriotizmit dhe mbijetesës e kanë Kosovën dhe luftën ndaj shqiptarëve. Tash kemi fillu edhe na ta adresojmë doktrinën e njëjtë dhe me kopju për të shmangë vëmendjen e qytetarëve nga kriza ku kem me ra me kriju në oazë patriotizmi atje në veri”, shtoi tutje Berisha.