Berisha: PDK mori vendim të duhur për mosbashkëpunim me VV’në, të tjerët janë hipokritë

22:48 | 21 Shtator 2024
berisha:-pdk-mori-vendim-te-duhur-per-mosbashkepunim-me-vv’ne,-te-tjeret-jane-hipokrite

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, e ka përshëndetur vendimin e PDK-së për të mos marrë pjesë në një koalicion paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Anton Berisha në faqen e tij në Facebook tha se kritikat ndaj liderëve të Kosovës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, janë kritika me vend pasi u bëhen, siç tha ai, “shkatërruesve të të arriturave të Kosovës”.

“Kritikat ndaj Albin Kurtit e Vjosa Osmanit nuk jane kritika te gares politike por kritika ndaj shkaterruesve te te arriturave te Kosoves qofte ne planin e brendshem qofte ne partneritetin nderkombetar ne tri dekadat e fundit”, shkroi ai në Facebook.

Komento: