Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur skandaloz fjalimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Evropës në Strasburg.
Sipas Berishës, kohëzgjatja e fjalimit të Ramës ishte e tepruar, si dhe përgjigjet e tij ndaj pyetjeve të anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të KiE’së ishin idioteske.
“Rama flet si Kastro 1 orë në Asamblenë Parlamentare të KiE. Përgjigjet e pyetjeve të anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të KiE, idioteske dhe trashanike”.
Ndërkaq, ai përmendi edhe se grupi parlamentar më i madh i Asamblesë, EPP/DC, e ka bojkotuar darkën e thirrur nga Rama.
“Turpërim i vërtetë!”, shkroi Berisha.