Berisha: Rreziku s’ka kaluar, gatishmëria e Policisë tash është shumë më e lartë

18:21 | 03 Tetor 2023
berisha:-rreziku-s’ka-kaluar,-gatishmeria-e-policise-tash-eshte-shume-me-e-larte

Rreziku nuk ka kaluar, thotë kryetari i Komisionit parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha.

Berisha tha në Frontal në T7 se gatishmëria e forcave policore të Kosovës tash është “shumë e lartë”.

“Nuk ka përfundu (rreziku)”, tha Berisha. “Gatishmëria është shumë e lartë. Bile tash më shumë se atëherë”.

Për aksionin e suksesshëm të Policisë për t’iu përgjigjur sulmit të grupit terrorist, Berisha tha se duhet falënderuar më së shumti “brumin e UÇK-së”.

“Duhet ta falënderojmë brumin e UÇK-së, ushtarin që tash është në uniformën e Policisë së Kosovës”, tha ai.

Komento: