Berisha thotë se VV dikur prodhonte “përralla” për dialogun: Marrëveshja e njëjtë me 2013 e 2015

18:11 | 21 Qershor 2022

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka folur rreth marrëveshjes për energji mes Kosovës dhe Serbisë.

Berisha tha që qeveria aktuale kur ka qenë në opozitë i ka trajtuar në mënyrë joserioze dialogun Kosovë – Serbi, por tash “jemi hyrë në një proces ku pozicioni i kryeministrit e mund pozicionin e individit, në këtë rast të Kurtit”.

Ai tha se marrëveshja është e njëjtë me atë të vitit 2013 dhe 2015 dhe duhet parë si një hap pozitiv në procesin e dialogut.

“Dialogu Kosovë – Serbi që bëhet me lehtësimin e Bashkimin Evropian është një projekt serioz, një ndërmarrje serioze e cila është votuar edhe në Kombet e Bashkuara dhe kërkesës së SHBA-së dhe shteteve të BE-së dhe sigurisht që kjo marrëveshje dhe të gjitha marrëveshjet janë serioze ne vetë natyrën politike por edhe teknike. Problemi këtu qëndron se qeveria aktuale kur ka qenë në opozitë i ka trajtuar në mënyrën më joserioze këtë proces dhe i ka përthjeshtësuar në një diskurs, në të cilin ‘këta tradhtarët po e shesin Kosovën’, përndryshe çështja e dialogut është çështje vetëm e palës kosovare, kur të vijë në zhargonin e tyre kur të vijë Albin Kurti nuk do të lejojë, nuk do të shantazhohet e përralla të tilla. Dhe tash jemi hyrë në një proces ku nuk ka hapësirë të madhe manovruese askush, dmth pozicioni i kryeministrit e mund pozicionin e individit, në këtë rast Kurtit dhe natyrisht që marrëveshja është po e njëjta me vitin 2013 dhe 2015. Natyrisht që në një projeksion të SHBA-ve dhe BE-së duhet parë si një hap pozitiv për procesin e dialogut por edhe për vetë popullatën e Kosovës”, tha ai në T7.

Komento: