Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen kryeministër: Suksese në jetësimin e programit për zhvillim

17:20 | 15 Shkurt 2026
berisha-uron-kurtin-per-rizgjedhjen-kryeminister:-suksese-ne-jetesimin-e-programit-per-zhvillim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dërguar mesazhe urimi pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë Kurti 3.

Berisha ka uruar deputetët e zgjedhur për betimin, kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit.

Poashtu, ai ka uruar edhe Kurtin dhe kabinetin e tij qeveritar, duke uruar suksese në mëdha në jetësimin e programit për zhvillim

Postimi i tij:

Urim!

Të dashur miq, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe demokratike në Kosovë, gjatë javës që lamë pas u konstituua Kuvendi dhe u votëbesua qeveria e re, Kurti lll (3).

Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike, uroj të gjithë deputetët e zgjedhur për betimin e tyre, Kryetarin dhe Kryesinë e Kuvendit. Po ashtu, i uroj zotit Kurti dhe kabinetit të tij qeveritar suksese të mëdha në jetësimin e programit për zhvillim, mirëqenie dhe integrim evropian e euro-atlantik të Kosovës.

Komento: